Një Internet i shëndetshëm ka nevojë për të tërë ne

Në Mozilla, ne e shohim Internetin si burimin më të madh të përbashkët mbarëbotëror. Sa më i shëndetshëm të jetë, aq më tepër përfiton prej tij kushdo. Të gjithë mund të jemi pjesë e mbajtjes së Internetit të hapur, të parrezik dhe të përdorshëm për këdo.

Ushtroni të drejtën tuaj për privatësi

Privatësi s’do të thotë se çoç keni për ta mbajtur të fshehtë. Do të thotë se jeni në gjendje të zgjidhni kush të dijë dhe kush jo se ku shkoni dhe ç’bëni. Në Mozilla, furnizojmë mjete dhe luftojmë për politika që respektojnë identitetin dhe të dhënat e njerëzve në Internet.

Zbuloni risitë e hapura

Aftësinë për të krijuar dhe konkurruar në Internet pa paguar për leje e meriton gjithkush. Me standardet e hapura në zemër të misionit tonë, ne krijojmë mundësi që njerëzit të merren kolektivisht me risi, përmes shkëmbimit të ideve dhe kodit.

Ndihmoni që Web-i të jetë në duart e shumë vetëve

Kur shumicën e lëndës në internet dhe hyrjen në të e kontrollojnë një dorë organizmash dhe qeverish, fluksi jetësor i ideve dhe dijes bllokohet. Ne i dalim në mbrojtje një interneti që u përket njerëzve.

Lini hapësirë për këdo

Cilësia e Internetit është një pasqyrim i larmisë së njerëzve që janë në gjendje ta përdorin dhe kontribuojnë në të. Ne krijojmë teknologji, rregulla dhe programe përfshirjeje që mirëpresin këdo në Internet, pavarësisht racës, të ardhurave, kombësisë, apo gjinisë.

Mësoni dhe mësojuni Web-in

Cilido duhet të ketë aftësitë të lexojë, shkruajë dhe marrë pjesë në botën dixhitale. Mozilla furnizon teknologji dhe programe edukative që shtojnë aftësitë e kujtdo — që këta të shkojnë përtej konsumit të thjeshtë dhe të kontribuojnë në të ardhmen e Internetit.

Shihni problemet më nga afër

Lexoni lajmet më të reja nga blogu i Mozilla-s Internet Citizen.