Ju kemi regjistruar dhe jeni gati të përdorni Firefox-in tuaj kudo, kurdo.
Njëkohësojeni Firefox-in kudo që e përdorni, për të patur faqerojtësit, fjalëkalimet, skedat dhe gjëra të tjera në çfarëdo pajisje celulare, tablet ose kompjuter.
Duket se përdorni një version të vjetër të Firefox-it.
Versioni i ri i Sync-ut funksionon vetëm me versionin më të ri të Firefox-it
Sync-u është vetëm një nga veçoritë e fuqishme që do ta keni vetëm me Firefox-in.
Pasi të kontrolloni email-in tuaj dhe të klikoni lidhjen e verifikimit, do të jeni gati! Nga tani e tutje Firefox-i do të njëkohësohet vetvetiu në prapaskenë.
Pasi të kontrolloni email-in tuaj dhe të klikoni lidhjen e verifikimit, do të jeni gati! Mos harroni të lidhni krejt pajisjet tuaja, që të përfitoni maksimumin prej Sync-ut.
Se cilat gjëra të Firefox-it tuaj doni të njëkohësoni dhe se kur doni të njëkohësohen, e zgjidhni ju. Merrini skedat tuaja të hapura me vete rrugës së përditshme. Përdorini në punë faqerojtësit tuaj. Çfarëdo, kurdo, kudo.
Kaloni nga tavolina e punës në divan pa humbur një grimë. Përdorini te pajisja juaj celulare skedat tuaja të hapura, ose vazhdoni shfletimin e faqerojtësve tuaj drejt e në tabletin tuaj.
Mbani lidhjen me krejt të dhënat tuaja të rëndësishme. Njëkohësoni fjalëkalimet dhe faqerojtësit që ju duhet t’i përdorni në çfarëdo kohe. Si te Firefox-i, është aq e sigurt sa është e mundur.
Ndiqni sajtet tuaj të parapëlqyer, ose përfundoni tregimin që filluat në shtëpi — ngado që shkoni. Kurrë s’ka qenë më e lehtë se sa me Sync-un.