Duket se përdorni një version të vjetër të Firefox-it.

Versioni i ri i Sync-ut funksionon vetëm me versionin më të ri të Firefox-it

Sync-u është vetëm një nga veçoritë e fuqishme që do ta keni vetëm me Firefox-in.

Tani njëkohësoni Firefox-in me pajisjet tuaja iOS dhe Android.

Sistemi juaj mund të mos i plotësojë domosdoshmëritë e Firefox-it, por mund të provoni një nga këto versione:

Sistemi juaj nuk i plotëson domosdoshmëritë për xhirimin e Firefox-it.

Sistemi juaj nuk i plotëson domosdoshmëritë për xhirimin e Firefox-it.

Please follow these instructions to install Firefox.

Privatësia Në Firefox

Fillojani me Sync-un përmes katër hapash të lehtë:

  1. Hapni menunë në cepin e sipërm të Firefox-it dhe përzgjidhni “Hyni te Sync-u.
  2. Te skeda që hapet, klikoni “Fillojani”.
  3. Jepni adresën email dhe fjalëkalimin që të “Krijoni një Llogari Firefox.
  4. Klikoni mbi “Pasuesin” që të merrni një kod verifikimi dërguar me email.

Pasi të kontrolloni email-in tuaj dhe të klikoni lidhjen e verifikimit, do të jeni gati! Nga tani e tutje Firefox-i do të njëkohësohet vetvetiu në prapaskenë.

Si të rregullohet Sync-u përmes pesë hapash të lehtë:

  1. Prekni butonin Menu (ose poshtë te ekrani, ose në cepin e sipërm të shfletuesit).
  2. Përzgjidhni Rregullime (mundet që së pari t’ju duhet të prekni Më tepër).
  3. Prekni Sync dhe mandej Fillojani.
  4. Në një skedë të re do të hapet faqja Krijoni një llogari Firefox Account.
  5. Plotësoni formularin dhe klikoni Pasuesi.

Pasi të kontrolloni email-in tuaj dhe të klikoni lidhjen e verifikimit, do të jeni gati! Mos harroni të lidhni krejt pajisjet tuaja, që të përfitoni maksimumin prej Sync-ut.

Njëkohësoni pakëz. Njëkohësoni shumë.

Se cilat gjëra të Firefox-it tuaj doni të njëkohësoni dhe se kur doni të njëkohësohen, e zgjidhni ju. Merrini skedat tuaja të hapura me vete rrugës së përditshme. Përdorini në punë faqerojtësit tuaj. Çfarëdo, kurdo, kudo.

Në shtëpi

Kaloni nga tavolina e punës në divan pa humbur një grimë. Përdorini te pajisja juaj celulare skedat tuaja të hapura, ose vazhdoni shfletimin e faqerojtësve tuaj drejt e në tabletin tuaj.

Në punë

Mbani lidhjen me krejt të dhënat tuaja të rëndësishme. Njëkohësoni fjalëkalimet dhe faqerojtësit që ju duhet t’i përdorni në çfarëdo kohe. Si te Firefox-i, është aq e sigurt sa është e mundur.

Në lëvizje

Ndiqni sajtet tuaj të parapëlqyer, ose përfundoni tregimin që filluat në shtëpi — ngado që shkoni. Kurrë s’ka qenë më e lehtë se sa me Sync-un.

Merreni Firefox-in me vete kudo

Merreni te Google Play Shkarkojeni prej App Store