Vetëm Firefox-i për Android ofron kaq shumë rrugë për ta bërë
shfletimin tuaj vërtet si e doni.
Mënyra më vetëpërshtatëse për të ndarë gjëra me të tjerët, Quick Share, mban mend aplikacionet më të përdorura së fundi, që t’ju ndihmojë të përhapni fjalët pikërisht sipas rrugës që doni.
Shihni se si funksionon
Përshtatini panelet tuaj të Kreut me çfarëdo lënde web që doni dhe hapni prurjet tuaja të parapëlqyera — të tilla si Instagram dhe Pocket Hits — në çast.
Shihni se si funksionon
Shfaqini panelet tuaj të Kreut sipas cilësdo radhë që dëshironi, ose shtoni, fshihini dhe fshijini si keni qejf, për t’i mbajtur të parapëlqyerit tuaj vetëm një prekje larg.
Mësoni më tepër
Shtoni cilindo motor kërkimi dhe caktojeni si parazgjedhjen tuaj. Ose ndryshojeni kur të doni, me një që përputhem më mirë me nevojat tuaja të kërkimit dhe privatësisë.
Shihni se si funksionon
Shijoni lexim më të këndshëm përmes Pamjes Lexues dhe Listës së Leximeve. Artikujt tuaj të ruajtur përdorini edhe kur s’jeni në internet.
Mësoni më tepër rreth Listës së Leximeve
Ndërroni gjuhën e shfletuesit tuaj lehtë dhe shpejt, pa u dashur që të ndryshoni rregullimet për krejt pajisjen tuaj apo madje të rinisni shfletuesin tuaj.
Mësoni më tepër
Kaloni video dhe lëndë Web nga celulari apo tableti juaj në çfarëdo TV të pajisur me aftësi shfaqjeje të këtyre transmetimeve.
Mësoni më tepër
Ne besojmë se të dhënat tuaja personale ju përkasin juve. Firefox-i për Android është plot me veçori për t’ju ndihmuar t’i mbani të tilla.
Shfletoni pa u ruajtur historiku juaj i shfletimeve, kërkimet apo cookie-t, dhe bllokojuni palëve të treta ndjekjen tuaj fshehtas nëpër Web.
Mësoni më tepër rreth Shfletimit PrivatFshini me një prekje të vetme historikun e shfletimeve tuaja, fjalëkalimet dhe të tjera gjëra. Zgjidhni të dhënat private që dëshironi të hiqni, kurdo që keni nevojë ta bëni.
Mësoni se si ta pastroni historikun tuajNdajeni shfletuesin me miqtë dhe familjen, pa u shqetësuar se do të shihni veprimtarinë në rrjet të njëri-tjetrit.
Mësoni si të ndani me të tjerët çka shihni në shfletuesMerrini me vete, kudo që shkoni, fjalëkalimet, faqerojtësit, skedat tuaja të hapura, etj. Përdoreni Sync-un në celularin ose tabletin tuaj, që të përdorni çfarë dëshironi prej desktopit tuaj — dhe anasjelltas — pa u dashur të mbani mend URL-ra.
Mësoni më tepër rreth Sync-ut