Kaloni nga Chrome te Firefox në vetëm pak minuta
Kalimi në Firefox është i shpejtë, i lehtë dhe pa rreziqe. Firefox-i importon nga Chrome faqerojtësit tuaj, vetëplotësime fushash, fjalëkalime dhe parapëlqime.
Mësoni më tepërShkarkoni Firefox-in — Shqip
Sistemi juaj mund të mos i plotësojë domosdoshmëritë e Firefox-it, por mund të provoni një nga këto versione:
Shkarkoni Firefox-in — Shqip
Sistemi juaj nuk i plotëson domosdoshmëritë për xhirimin e Firefox-it.
Sistemi juaj nuk i plotëson domosdoshmëritë për xhirimin e Firefox-it.
Që të instaloni Firefox-in, ju lutemi, ndiqni këto udhëzime.
“Më i shpejtë dhe akoma më minimalist, Firefox Quantum-i e bën Chrome-in të duket i vjetër.” — (Digital Trends)
Mekanizëm shfletuesi, marramendës i fuqishëm? Po. Më pak kohë në pritje që të ngarkohen faqet? Po, edhe kësaj. Firefox Quantum është dy herë më i shpejtë se ç’qe Firefox dikur.
Përdorim më i pakët kujtese do të thotë më tepër hapësirë për kompjuterin tuaj që të xhirojë rrjedhshëm. Programet e tjera tuajat do t’ju jenë mirënjohës.
Me motorin e ri reagues të Firefox-it, kalimi nga një skedë në tjetrën është më i shpejtë se kurrë, si të keni hapur 10 apo 1000.
Kalimi në Firefox është i shpejtë, i lehtë dhe pa rreziqe. Firefox-i importon nga Chrome faqerojtësit tuaj, vetëplotësime fushash, fjalëkalime dhe parapëlqime.
Mësoni më tepërMënyra më e fuqishme e shfletimit privat me mbrojtje shtesë nga gjurmimet.
Firefox-i bllokon gjurmuesit internetorë teksa ju shfletoni dhe s’do të mbajë mend historikun tuaj të shfletimeve kur të keni mbaruar.
Disa reklama kanë gjurmues të fshehur që ju ndjekin nëpër internet. E rëndë. E dimë. Ja pse mjeti ynë i fuqishëm i ndal pa e zgjatur.
Duke bllokuar disa reklama dhe programthe që e bëjnë shfletimin të ngecë në baltë, faqet ngarkohen deri në 44% më shpejtë. Kjo po që ia vlen.
Mjaft më me foto ekrani të komplikuara. Bëjini dhe ndajini me të tjerët drejt e nga Firefox-i. Kjo do të thotë fund i kërkimit për emra misteriozë kartelash në kompjuterin tuaj.
Krijuar drejt e në panel, kjo është veçoria superiore për ruajtje gjërash për më vonë. Shihni artikujt, videot dhe faqet tuaja në çfarëdo pajisje.
Krijuar për lojëra të brezit pasues, Firefox-i përmban mbulim të brendshëm për WASM dhe WebVR. S’ka nevojë për instalim shtesë!
Kurseni kohën! Gjejeni në një vend krejt lëndën tuaj të parapëlqyer, të tillë si ruajtje në Pocket, faqerojtës, historik shfletimesh, foto ekrani dhe shkarkime.
Përshtateni Firefox-in me mijëra zgjerime, të tilla si LastPass, uBlock Origin, Evernote, etj.
Ndryshojani pamjen Firefox-it për t’ia përshtatur humorit tuaj! Zgjidhni një pamje të re prej temave tona ose krijoni një tuajën.
Përdorni rrjedhshëm fjalëkalimet, faqerojtësit dhe më tepër. Plus, përdorni veçorinë tonë Dërgoni Skeda për të kaluar skeda të hapura në çast në desktop, celular dhe tablet.
Firefox-i është krijuar nga Mozilla, kampionia jofitimprurëse e një interneti të shëndetshëm. Mozilla trajton edhe probleme të tilla si privatësia, dizinformacionin dhe trolling duke investuar në fellowships, fushata dhe teknologji të reja të hartuara për ta bërë internetin më të shëndetshëm.
Njihuni me Firefox Quantum.
I shpejtë përgjithnjë.